Egnatia – Vllaznia është gjysmëfinalja e ditë së sotme që do të luhet në orën 15:00. Një “finale” e parakohshme mes dy ekipeve në Kupën e Shqipërisë që do të sfidohen në “Egnatia Area” për fitoren.
Rrogozhinasit do të kërkojnë fitoren për të tentuar për t ëdytin vit radhaz trofeun, ndërsa nga krahu tjetër Vllaznia e ka fituar 2 herë në 3 vitet e fundit. Në Rrogozhinë pritet një ndeshje emociounuese dhe shumë e luftuar.
Të dy trajnerët për këtë takim do të kenë nga një mungeë. Për Edlir Tetovën do të mungojë Arbenit Xhemajli, ndërsa na krahut tjeër Qatip Osmani nuk llogarit shërbimet e Geralb Smajlit.
Formacionet e mundshme:
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Dylis, Ndreca, Aleksi, Fernando, Zejnullai, Spahiu, Montenegro, Ibrahimogru. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Qarri, Sala, Stojanoviq, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj, Gruda. Trajner: Qatip Osmani.