Skuadra e Deçiqit nga Tuzi ka shënuar fitore të madhe në Bjellopolje, duke e mundur me rezultat 2:0 Jedinstvon, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit malazez.
Tre pikë me peshë të madhe dhe para derbit të madh që do të luhet të martën e ardhshme kundër Buduçnostit në Podgoricë.
Vendasit të pafuqishëm ndaj Deçiqit.
Matiq (21') e Bajoviq (46’) shënuan për triumfin e skuadrës shqiptare.
Deçiqi kryeson me 53 pikë por një ndeshje e tre pikë më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë, ndërsa Jedinstvo është në vend të tetë me 24 pikë.