Barcelona humbet dy yje për duelin ndaj PSG në Champions League!
Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të dëmtuar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë Champions League kundër Paris Saint-Germain.
Gjithsesi sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barcelona nuk do të rrezikojë dhe nuk do t’i grumbullojë dy lojtarët në fjalë për takimin ndaj PSG-së.
Të dy së bashku kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon, 19 ndeshje Pedri dhe 15 ndeshje De Jong.