Futbollisti i Prishtinës, Genc Hamiti, flet pas barazimit (0:0) me Dritën e Gjilanit, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Hamiti ka folur për faqen e FC Prishtina, duke thënë: “I patëm mundësitë. Ishim më të mirë në pjesën e parë.
Shënuam gol, penallti e anuluar, një e paakorduar.
Por, në përgjithësi, pa marrë parasysh mungesat, ishte një paraqitje e mirë që na jep shumë shpresë në ndeshjen e kthimit që të marrim rezultat pozitiv dhe të kualifikohemi në finale”.