FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve pas ndeshjeve të fundit të marsit, qofshin miqësore apo zyrtare. Dy vendet e para mbeten të pandryshuara.
Argjentina mbetet e para dhe Franca e dyta, ndërsa Anglia nuk është më në podium, pasi ka humbur një pozicion ndaj Belgjikës, tashmë në vendin e tretë. Italia mbetet në vendin e 9-të pas Spanjës dhe përpara Kroacisë.
I vetmi lajm tjetër për ‘top 10’ ka të bëjë me Portugalinë dhe Holandën.
Kombëtarja portugeze në fakt ka parakaluar ekipin e drejtuar nga Koeman në vendin e gjashtë. Duke lëvizur më poshtë renditjes, SHBA (tani në vendin e 11-të) dhe Kolumbia (tani e 12-ta) ngjitin dy pozicione, ndërsa Uruguaji në fakt humbet katër pozicione dhe rrëshqet në vendin e 15-të.
Shqipëria është në vendin e 66-të, duke humbur dy pozicione krahasuar me muajin e kaluar. Kjo si rezultat i disfatës në dy miqësoret e marsit, ndaj Kilit dhe Suedisë. Kosova ruan pozicionin që kishte, në vendin e 102 të FIFA-s, pas këtij përditësimi.
Argjentinë (1858 pikë)
Franca (1840.59)
Belgjika (1795.23) +1 vend
Anglia (1794.9) -1
Brazil (1788.65)
Portugalia (1748.11) +1
Hollanda (1742.29) -1
Spanja (1727.5)
Italia (1724.6)
Kroacia (1721.07)
SHBA (1681.13) +2
Kolumbia (1664.28) +2
Maroku (1661.42) -1
Meksika (1661.11) +1
Uruguaji (1659.39) -4
Gjermania (1644.21)
Senegali (1624.73)
Japonia (1621.41)
Zvicra (1616.41)
Irani (1613.96)