Java e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës pritet të sjellë duele interesante në funjavë dhe tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët me short.
Në duelin mes Malishevës dhe Dukagjinit, Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Përballjen tjetër të së shtunës mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës do ta gjykojë Erdall Zasella.
Të dielën nuk pritet të mungojë atmosfera e zjarrtë sepse dy ekipet më në formë, Drita dhe Llapi takohen në ndeshjen ku Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë.
E derbi tjetër intersante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 e pret Prishtinën në ndeshjen ku gjykon Eridon Podvorica.
Mentor Ajeti do ta thotë fjalën e fundit në takimin e Ballkanit me Lirinë.