Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit, dy rivalë të përbetuar e të përjetshëm, janë ballafaquar mbrëmë në “Polud” të Splitit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë, dinamovitët fituan me 0:1.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndodhi kaosi, ky skandal po habit jo vetëm rajonin por edhe Evropën.
Tifozët e Hajdukut futen në fushë dhe i ndjekin mi rrahur futbollistët e Dinamos.
“Një ditë pas derbit, pak njerëz shkruajnë për ndeshjen mes bardhekaltërve, huliganët dolën në plan të parë dhe menjëherë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ata hynë në fushë dhe lojtarët u detyruan të vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes në stilin e Usain Boltit.
Këto janë foto të shëmtuara që nuk duam t'i shohim në fushat kroate dhe për çdo gjë Hajdukut i kërcënohet një dënim i rëndë”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj List”.
Pamje turpi