Konyaspori u mund 1:3 nga Trabzonspori në javën e 31-të në Superligës turke.
Skuadra ku aktivizohen Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi, po lufton për mbijetesën. Dhe për momentin gjendet 2 pikë mbi zonën e ftohtë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi si titullar, ndërkohë që në mesin e pjesës së dytë (67’) u zëvendësua.
Në të njëjtën moment u fut nga pankina edhe Ethemi, i cili bëri mjaft mirë gjatë minutave që luajti.
26-vjeçari tetovar veproi shumë bukur në krahun e djathtë 11 minuta përpara fundit, duke dhuruar asistin për golin e N’Zonzit. Me francezin që rihapi takimin, duke shënuar e dërguar rezultatin në 1-2.
Gjithsesi, miqtë shënuan një tjetër gol në minutat e mbetura dhe siguruan tri pikë të rëndësishme për objektivin Europë. Ky ishte asisti i katërt në kampionat për Ethemi, i cili pjesën e parë të sezonit e kaloi tek Istanbulspori.