Dy fitore në ndeshje miqësore, ngriten për dy pozicione në renditjen e FIFA-s.
Është fjala për kombëtaren e Malit të Zi.
“Mali i Zi ka pasur renditjen më të mirë në histori në qershor të vitit 2011, kur nën drejtimin e Zlatko Kranjçarit ishte i 16-ti në botë dhe i 12-ti në Evropë!
Përzgjedhja e Robert Prosineçkit ka rastin e radhës për të përparuar edhe më shumë në listë në muajin qershor - rivalët janë pjesëmarrësit e Kampionatit Evropian, Belgjika dhe Gjeorgjia.
Belgët janë të tretët në botë, ngase kaluan Anglinë, ndërsa Gjeorgjia, interesant është më e dobët se Mali i Zi, e 75-ta”, shkruan media malazeze “Vijesti.
Media malazeze ka përmendur edhe shtetet e rajonit ndër ta edhe Kosovën.
“Kombëtarja më e mirë nga rajoni është Kroacia në vend të 10-të, e ndjekur nga Serbia e cila është e 33-ta, më pas Sllovenia e 59-ta, Shqipëria e 66-ta, Maqedonia e Veriut e 69-ta, Mali i Zi i 70-ti, Bosnja dhe Hercegovina e 74-ta dhe Kosova e 102-ta”, shkruan më tej.