Skuadra shqiptare kryesojnë në elitën e futbollit maqedonas, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe Kosovë.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi kryeson me 53 pikë dhe ka tre më shumë se Buduçnosti i Podgoricës në vend të dytë pas javës së 28-të në kampionatin e Malit të Zi.
Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë pas javës së 25-të në Kampionatin e Maqedonisë, e përcjellur nga Shkupi 51, Shkëndija 48 sosh etj.
Egnatia prin me 54 pikë pas javës së 29-zë elitën e futbollit shqiptar, e ndjekur nga Vllaznia me 50, Partizani 47 etj.
Llapi udhëheq me 54 pikë pas javës së 27 në elitën e futbollit të Kosovës, pasojnë Ballkani me 53, Drita 51, Malisheva 48 pikë etj.