Mario Baloteli duket se po kalon një moment të mirë forme në kampionatin turk.
Sulmuesi italian po rigjen veten si një golashënues në radhët e Adana Demirspor dhe ka shënuar 4 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat.
Goli i tij i fundit në fakt nuk i solli pikë ekipit, i cili u mund nga Fenerbahçe me rezultatin 4-3.
Por festimi i tij ishte ai i cili ra më shumë në sy.
Pasi i vodhi topin portierit, Baloteli e shtyu në rrjetë dhe pastaj vendosi të ulej këmbëkryq në tokë, duke vendosur fillimisht duart në kokë e pastaj priti shokët e ekipit, të cilët gjithashtu qëndruan të ulur si ai në heshtje të plotë.
Një skenë që zgjati vetëm pak sekonda.