Qetësohet Barcelona, Levandovski do të jetë në “El Clasico”

Futboll

Qetësohet Barcelona, Levandovski do të jetë në “El Clasico”

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:22
Robert Levandovski

Qetësohet Barcelona, Levandovski do të jetë në “El Clasico”!

Barcelona mund ta bëjë gjumin e qetë, Robert Levandovski, Zhoao Kanselo dhe Injigo Martinez do të jenë të gatshëm për trajnerin Ksavi për klasiken e 21 prillit kundër Realit në “Bernabeu”.

Në Spanjë ishte bërë zhurmë në lidhje me praninë e tyre në “El Clasico”, pasi mediat madrilene pretenduan se të tre lojtarët e Barcelonë u ndëshkuan me dashje me kartonë të verdhë në ndeshjen kundër Las Palmasit për të shlyer pezullimin kundër Kadizit javën e ardhshme dhe për të qenë gati për Realin.

Gjithsesi, komisioni i garave në federatën spanjolle nuk ka marrë ndonjë masë më të ashpër ndaj tyre, duke i dhënë një takim pezullim, që do të thotë se të gjithë do të jenë gati për Ksavin kundër Realit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat