Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shpërthyer me dy gola dhe është më i merituari që Lausanne ndali një pikë në konak të vetin.
Lausanne ka barazuar me rezultat 3:3 me St. Gallenin. në takimin e javës së 30-të të Superligës së Zvicrës.
Rrudhani ka shënuar në minutën e 78-të dhe të 86-tën nga penalltia, ndërsa golin tjetër e realizoi Dussenne (34’). Për St. Gallenin realizuan Akolo (7'), Quintilla (24') e Millosheviq (80').
Futbollisti Bastien Toma futet në lojë në minutën e 67-të për St. Gallenin dhe Donat Rrudhani u paraqit standard për Lausannen.
St. Gallen zë vendin e gjashtë me 43 pikë e Lausanne të tetin me 36 pikë.