Xhuzepe Mana, krahu i djathtë i drejtorit sportiv të Juventusit, Kristiano Xhuntoli, është vënë në shënjestrën e Napolit për të bërë hapin e madh të karrierës dhe të marrë në dorë paratë dhe strategjitë e merkatos së të kaltërve, ndonëse sesa kjo do të zyrtarizohet duhet pritur.
Gjithsesi, për të mos u kapur të papërgatitur, Xhuntoli është vënë menjëherë në punë për të gjetur një bashkëpunëtor tjetër të besuar në rast se Mana joshet nga Napoli.
Dhe mes shumë prej ish-kolegëve e partnerëve nëpër klube të tjera, në skenë ka dalë edhe emri i Xhorxho Kielinit.
Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Juves ka nisur karrierën e drejtuesit në SHBA, te klubi i Los Anxheles FC, pasi luajti për 2 vite me ta.
Por ndoshta Xhuntoli mund ta thërrasë shpejt te Juvja, për të pasur përkrah një figurë me eksperiencë, por edhe shumë të fortë e të dashur në Torino si “King Kongu” Kielini.