Trepça ’89 nga Mitrovica përkohësisht e merr kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Skuadra nga Mitrovica e ka mposhtur me rezultat 2:1 Dinamon e Ferizajt, më takimin e javës së 21-të.
Tre pikë shumë të mëdha për mitrovicasit me kryetrajner Shpëtim Idrizi.
Ditë të këqija për Dinamon e trajnerin Bylbyl Sokoli.
Për Trepçën ’89 shënuan Beçka (23’) e Hasani (66’) dhe për Dinamon Orana (45’).
Trepça ‘89 kryeson me 39 pikë, pasojnë Suhareka 38 (një ndeshje më pak), Dinamo 37 pikë etj.