Lamine Yamal dëshiron të dalë si lojtar i madh, duke synuar ta shtyjë Barcelonën drejt një rezultati të favorshëm në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League të mërkurën kundër PSG-së.
Tashmë kanë nisur të dalin spekulimet për qasjen taktike të skuadrës katalanase për ndeshjen e ardhshme.
Një strategji që po diskutohet është mbështetja te Yamal për të udhëhequr ofensivën.
16-vjeçari tashmë ka treguar se çfarë bishe është dhe se mund të jetë vendimmarrësi në ndeshjet e mëdha.
“Si të përgatitem për këto ndeshje? Me shumë entuziazëm.
Kjo është ndeshja ime e parë çerekfinale dhe është një ëndërr për ta luajtur atë. Çfarë duhet bërë për të mundur PSG-në? Luajmë në mënyrën se si luajmë zakonisht, dominojmë dhe do të fitojmë.
Mendoj se do të fitojmë 1:0 dhe mendoj se do të shënoj gol unë”, tha Yamal.