FK Bvk Konjare e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para derbit me liderin GFK Kumanovo, në javën e 19-të të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni.
Në stërvitje ka mbretëruar një atmosferë pozitive.
“Kjo asht atmosfera në starëvitjen e fundit para ndeshjes me Kumanovën..një për krejt, krejt për një.
Lugina e ujqive”, ka shkruar Sakip Fetai nga FK BVK Konjare.
Ndeshja do të luhet të dielën me fillim prej orës 15:30 në Konjare të Mesme të Shkupit.