Ashtu siç ndodhi dy javë më parë, kur Ylber Ramadani u ndëshkua kundër Salernitanës, grafikët e Lega Serie A njoftuan skualifikimin e mesfushorit shqiptar.
Realisht, lojtari i Leçes as këtë herë nuk u ndal nga gjyqtari sportiv. Në fakt, ky është paralajmërimi i dymbëdhjetë në kampionat për 27-vjeçarin, i cili tashmë ka humbur dy ndeshje në Serinë A për shkak të kartonëve.
Si përmbledhje, një lojtar merr një paralajmërim për herë të parë me kartonin e katërt dhe kthehet në rrezik skualifikimi me të nëntin sezonal. Që atëherë e tutje, intervali për të gjetur veten përsëri në një paralajmërim është si vijon: paralajmërimi në kartonin e trembëdhjetë, të gjashtëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë.
Prandaj, Ramadani (me dymbëdhjetë vërejtje) jo vetëm që nuk skualifikohet, por as që paralajmërohet. Ai do të vendoset në rrezik pasi të ketë marrë të verdhin e ardhshëm.
GATI PËR MILANIN – Dy ndeshje në Kupën e Italisë dhe 28 prezenca në Serinë A e bëjnë Ylber Ramadnin një nga themelet e Leçes që synon të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ai është gati për ndeshjen e sotme kundër Milanit dhe këtë e dëshmojnë deklaratat e tij. “Kundër Romës goditëm 27 herë drejtë portës dhe dolëm me një pikë. Nëse do të kishim fituar do të kishte qenë e merituar. Jemi rritur shumë që pas ndeshjes me Salernitanën dhe gjithmonë synojmë të sulmojmë sapo kalojmë në zotërim të topit”, ka deklaruar mesfushori i kombëtares së Shqipërisë. Ramdani dhe Alek Blen formojnë “digën” e skuadrës së drejtuar nga Luka Goti.
Shqiptari ndihet mirë me partnerin e skemës së re, teksa lidhur me qasjen taktike të Leçes kundër Milanit ka thënë: “Do të jetë një ndeshje e fortë dhe secili duhet të japë më tepër se maksimumin.
Ndihem mirë me Gotin sepse po luaj, këtë rol e luaj edhe me Shqipërinë, trajneri më kërkoi të avancoj dhe e kam bërë menjëherë.
E falënderoj trajnerin, ai më jep akoma besim. Objektivi ynë është mbijetesa dhe do t’ia dalim nëse qëndrojmë të bashkuar. Jemi në fund të kampionatit dhe çdo pikë ka shumë rëndësi”.