Me largimin e sigurt të Thomas Tuchel në fund të sezonit aktual, Bayern Munich është në kërkim të pasuesit të tij.
Pasi ra ‘pista’ e Xabi Alonsos, bavarezët janë vënë në lëvizje për të gjetur një emër tjetër, që jep siguri dhe cilësi.
Drejtuesit e gjigantit gjerman, po mendojnë për trajnerin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann.
Ky i fundit ka qenë edhe më herët trajner i Bayern Munich, me klubin që vendosi ta shkarkonte, për të marrë më pas Tuchel.
Por me ndryshimin e stafit drejtues, edhe vetë trajneri Nagelsmann po e mendon rikthimin në “Allianz Arena”.
Bisedimet pritet të nisin në ditët në vijim, por kjo lëvizje do të ndodhë vetëm pas përfundimit të Euro 2024.