Teuta do presë Laçin, ditën e diel ora 18:00. Të dyja skuadrat po luftojnë për mbijetesën, teksa Laçi mban aktualisht vendin e 8 dhe Teuta atë të 7.
Përballë njëri-tjetrit do të vihen dy trajnerë shkodranë. Edi Martini që drejton “Djemtë e Detit” dhe Armando Cungu në krye të kurbinasve.
Ndeshje interesante dhe për pankinën. Kjo pasi Martini nuk ka fituar asnjëherë ndeshje përballë Cungut. Në 4 sfida të luajtura, Cungu ka fitore 3 dhe 1 tjetër ka përfunduar barazim.
Gjithçka tashmë i mbetet stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit.
Lufta sportive është e garantuar, me skuadrat që kurrsesi nuk duan të humbin.