Trajneri Gentjan Mezani është ndarë shumë i lumtur me fitoren e thellë të Gjilanit ndaj Fushë Kosovës, 4:0.
Mezani tha se është dashur të shënohen gola edhe në pjesën e parë.
“Pjesa e dytë ishte më e mirë sepse atëherë erdhën golat. Në pjesën e parë nuk ishim konkret.
Sulmuesi kryesor u shërbye shumë nga krahët por nuk shënuam.
Goli i Roganoviqit na dha qetësi dhe më pas i shfrytëzuam hapësirat.
Pjesa e dytë që solli golat e bëri më të bukur ndeshjen”, ka deklaruar Mezani.