Milani ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat, një seri pozitive që erdhi herën e fundit në vitin e titullit.
Suksesi 3:0 kundër Lecce-s i i afron kuqezinjtë ata me objektivin e tyre Champions League dhe rikthen qetësinë në të gjithë mjedisin.
Futbolli i propozuar nga Milani është efektiv dhe argëtues dhe për DAZN trajneri zbuloi recetën që e ka ndihmuar skuadrën në këtë rilindje:
“Ne e kemi theksuar këtë në shumë takime me ekipin.
Puna më e kujdesshme në fazën e mbrojtjes dhe të qenit agresiv dhanë rezultat.
Shumë nga përmirësimet tona vijnë nga atje dhe faza e mbrojtjes varet shumë nga sakrifica dhe bashkëpunimi.
Pastaj faza sulmuese varet më shumë nga aftësitë e lojtarëve.
Ne duhet të insistojmë në këtë”.
Edhe pakënaqësia rreth ekipit duket e largët: “Kemi vuajtur, ne dhe tifozët tanë. Ata në momente të vështira nuk na kanë lënë kurrë vetëm dhe kjo është një meritë e madhe për këtë ambient.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë energji rreth nesh, muaji e gjysmë i ardhshëm është i rëndësishëm dhe e dimë që opinionet ndryshojnë shpejt”.
Ndër armët sekrete të këtij Milani është edhe Christian Pulisic, nënshkrimi më me ndikim i bërë nga klubi verën e kaluar.
Për Piolin performanca e tij është një kënaqësi e madhe:
“Rrallë më gënjen intuita: kur folëm me Pulisic, ndjeva diçka shumë pozitive dhe jam i lumtur sepse gjeta atë që ndjeva. Ai ka qëndrime fantastike, është një profesionist shembullor si të gjithë të rinjtë dhe kjo e ka rritur nivelin e grupit”.