Trajneri i Romës, Daniele de Rossi është ballëlart dhe Igor Tudor i Lazios, kokulur.
Roma ka treguar se kush është shefi i kryeqytetit të Italisë.
Roma e mposhti rivalin e përbetuar dhe të përjetshëm, Lazion, me rezultat 1:0 në derbin e madh të javës së 31-të në Serie A.
Futbollisti Gianluca Mancini vulosi fatin e derbit të madh, duke shënuar me kokë në minutën e 42-të pas asistimit të Dybalas.
Roma renditet në vend të 5-të me 55 pikë e Lazio në të 7-tin me 46 sosh.