Festim Alidema po kërkon paratë nga Llapi.
Sulmuesi kosovar e ka paditur ekipin e Tahir Batatinës për nëntë paga të pa paguara.
Alidema ka konfirmuar për Kanal10 ngritjen e padisë, me arsyetim se Llapi i ka mbetur borxh në disa paga gjatë periudhës 2-vjeçare në klub.
Lojtari gjithashtu ka deklaruar se ka aranzhuar avokat i cili tash e tutje do të mirret me procedurat me tutje.
Padia është dorëzuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Festim Alidema padit Llapin, lideri aktual i ka mijëra euro borxh.