Futbolli ditët e sotme sa vjen edhe zgjerohet më shumë dhe natyrisht edhe shifrat monetare janë duke prekur majat, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarët. Këto kohë shumat që harxhohen në lojtarë janë të paimagjinueshme dhe mund të shohim edhe lojtarë mesatar që blihen për miliona euro.“Transfemarkt” ka publikuar një listë prej 10 qytetesh, që kanë prodhuar lojtarët më të kushtueshëm ditët e sotme.
Kombëtarja më e kushtueshme sot është Anglia, dhe normal që bënë sens që edhe qyteti që ka nxjerrë lojtarët më të kushtueshëm do të jetë Londra. 2708 lojtarët e dalë nga ky qytet nga akademitë e ndryshme, së bashku bëjnë vlerën e 1.6 bilion eurove. Bakajo Saka është lojtari më i kushtueshëm, duke kapur shifrën e 130 milion eurove dhe pas tij vijnë Herri Kejn dhe Deklan Rajs me 110 milion secili.
Parisi renditet në vendin e dytë. Lojtarët që kanë dalë nga ky qytet se bashku kapin vlerën e 688 milion eurove, 900 milion më pak se Londra. Kilian Mbape kryeson listën e tyre me një vlerë kartoni prej 180 milion eurosh.
Londra – 1.6 bilion euro
Parisi – 688 milion euro
Sao Paulo – 622 milion euro
Madridi – 599 milion euro
Montevideo – 582 milion euro
Rio De Zhanerio – 547 milion euro
Lisbona – 536 milion euro
Mançesteri – 436 milion euro
Bermingami – 384 milion euro
Amsterdami – 370 milion euro