Festoi fitoren me flamurin bardhekaltër e me një mi, plasin polemikat

Futboll

Festoi fitoren me flamurin bardhekaltër e me një mi, plasin polemikat

Më: 7 prill 2024 Në ora: 00:12
Pamje nga festa

Derbi i kryeqytetit në Itali është gjithmonë i ndezur dhe tensionet e polemikat nuk kanë munguar kurrë. Gianluca Mancini i ka ndezur edhe më shumë pas fitores së skuadrës me shifrat 1:0, pikërisht me golin e tij.

Mbrojtësi i verdhekuqve ka ftuar skuadrën të festojë poshtë ultrasve të “Cu*va Sud”, ku është shfaqur duke valëvitur një flamur të madh tallës me ngjyrat e Lacios dhe një mi të vizatuar në të, të cilin ua mori tifozëve dhe pastaj ua ktheu përsëri.

Ngjarja në fjalë u interpretua si një fyerje ndaj tifozëve, por edhe kolegëve të tij, ndaj kjo bëri që Mancini të shfaqej para mediave duke kërkuar falje.

“Nuk desha të ofendoj askënd, thjesht festova me tifozët e mi. Janë ndeshje me intensitet, mund të ndodhin momente të tilla hareje. Mora flamurin e parë që më dhanë në dorë, por janë gjëra që fillojnë dhe mbarojnë aty.

Pa treguar mungesë respekti ndaj ndokujt, kërkoj falje, desha thjesht të festoja me tifozët”, tha Mancini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat