Athletic Bilbao është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë!
Athletic Bilbao me penallti e ka mposhtur me rezultat 4:2 Mallorca-n!
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është paraqitur titullar për Mallorca-n.
Muriqi në veprim
Finalja është zhvilluar në stadiumin “de La Cartuja” në Sevilla.
Në minutën e 21-të, Rodriguez kaloi në epërsi Mallorca-n.
Pjesa e parë mbyllet me epërsi të Mallorca-s.
Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 50-të, Sancet ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 90+1 Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të verdhë.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1) dhe ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta por pa ndryshim të rezultatit dhe penalltitë përcaktuan fituesin e Kupës së Mbretit.
Penalltitë, për Athletic Bilbaon shënuan Garcia, Muniain, Vesga e Berenguer, dhe për Mallorca-n realizoi Vedat Muriqi, Sanchez, dështuan Morlanes, Radonjiq.