Në prag të takimit me Partizanin trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, ka vetëm një dyshim për sa i përket formacionit.
Ai do të presë deri në fund për të vendosur nëse nga minuta e parë do të luajë Geralb Smajli apo Isli Sala në të djathtë të mbrojtjes. Smajli vuan një problem fizik dhe po bën të gjithë përpjekjet e mundshme për të qenë nga minuta e parë për këtë sfidë.
Ai ka humbur dy sfidat me Erzenin në kampionat e Egnatian në Kupë dhe mungesa e tij është ndierë, sidomos në manovrën sulmuese të skuadrës.
Megjithatë, tekniku Osmani ka të gatshëm Salën, i cili do të sakrifikohej sërish për të qenë në të djathtë të këtij reparti nëse i kërkohet. Pjesa tjetër priten ata që startuan takimin me Egnatian.