Juventus duket se ka vënë në shënjestër Edon Zhegrovën, i cili luan për Lille.
25-vjeçari kosovar ka një kontratë që skadon në 2026-ën dhe vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Bardhezinjtëjanë interesuar për të në operacionet që kanë çuar në Torino, gjithmonë nga i njëjti klub francez, në fillim Timothy Weah dhe më pas Tiago Djalo.
Në 40 ndeshje të luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet, Zhegrova ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste.