Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, ka folur në podcast-in ‘The Rest is Football’ duke zbuluar se cilët kanë qenë sulmuesit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij.
Një listë nga e cila është përjashtuar Cristiano Ronaldo pavarësisht se në kohët e Real Madrid portugezi ka fituar një Champions League pikërisht kundër Liverpool-it të holandezit.
Emri i parë i përmendur ka qenë ai i Lionel Messi-t. Më pas ka ardhur emri i Erling Haaland, sulmues i cili “të ndëshkon po i le vetëm një centimetër hapësirë”.
Emri i radhës ka qenë ai i Sergio Aguero-s, ndërsa i fundit, pak surprizë duke parë kalibrin e lojtarëve të përmendur më parë, është Oliver Giroud.
Van Dijk ka thënë për sulmuesin e Milan-it:
“Mendoj për kohën kur luante me Hazard… Mendoja gjithmonë se nuk do të shënonte, por në fund e bënte".l