Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Baftiu nga rreth 13-14 metra shënoi në portën e poshtme të Avdylit pikërisht në minutën e 42-të.
Duhet thekuar se në minutën e 32-të, Muhamet Hyseni pati rast ideal nga afërsia por tërthorësja e shpëtoi Dritën.
Në minutën e 83-të, Selimi i Llapit i pafat, godet fuqishëm brenda 16-shit por tërthorësja ia mohoi golin.
Ballkani kryeson me 56 pikë, pasojnë Drita me 54, Llapi 54, Malisheva 49 pikë etj.