Napoli nuk ka lejuar befasi në Manza.
Napoli ngadhënjeu me rezultat 4:2 ndaj Monzës.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është paraqitur nga minuta e parë për Napolin.
Për Monzën shënuan Gjuriq (9'), Colpani (62') dhe për Napolin realizuan Osimhen (55'), Politano (57'), Zielinski (61') e Raspadori (68').
Pas javës së 31-të në Serie A, Napoli zë vendin e shtatë me 48 pikë e Monza është i 11-ti me 42 sosh.