Struga Trim Lum kthehet duarbosh nga stadiumi “Boris Trajkovski” në Shkup.
Vardari i Shkupi e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi dhe liderin Struga Trim Lum.
Futbollisti Gjuriq vulosi fatin e takimit, duke shënuar në minutën e 73-të.
Pas javës së 26-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë, pasojnë Shkupi 51, Shkëndija 49 dhe Vardari renditet në vend të tetë me 29 pikë.