Futbollisti nga Kosova, Endrit Krasniqi, ka realizuar për Shkëndijen e Tetovës, e cila ka barazuar me rezultat 1:1 me Makedonija GP në Gjrogje Petrov.
Krasniqi shënoi në minutën e 23-të, për 0:1.
Ky gëzim nuk ka zgjatur shumë, pasi që Gilberto në minutën e 36-të ka barazuar rezultatin 1:1.
Pas javës së 26-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë, pasojnë Shkupi 51, Shkëndija 49 dhe Makedonija GP renditet në vend të 11-të me 25 pikë.