Atalanta bie në fushën e Cagliarit!
Atalanta del pa pika nga ndeshja në fushën e Cagliarit, ku vendësit arritën të fitonin me përmbysje duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës në Serinë A.
Miqtë nga Bergamo shpërdoruan avantazhin e krijuar që në minutën e 13-të nga Scamaca, duke pësuar dy herë, në pjesën e parë nga Augello dhe në limitet e kohës së rregullt nga këmbët e Violas.
Më këtë disfatë Atalanta shkon minus tetë pikë nga Bologna e vendit të katërt, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
CAGLIARI-ATALANTA 2-1 (Augello 42′, Viola 88′ / Scamacca 13′)