Tottenhami mposht Nottinghamin

Futboll

Tottenhami mposht Nottinghamin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 22:20
Tottenham

Tottenhami përfitoi nga ndalesa e Aston Villa (3-3 ndaj Brentdfordit) për t’u ngjitur në vendin e katërt të Premier League-s.

Skuadra londineze fitoi 3-1 përballë Nottignahmit dhe shkon në kuotën e 60 pikëve dhe e zhvendos në vendin e pestë skuadrën nga Birminghami falë golaverazhit më të mirë.

Autogoli i Murillos u dha avantazhin vendësve që në minutën e 15-të.

Ekipi i Nottinghamit barazoi me Wood në të 28-tën, por u dorëzua në pjesën e dytë.

Në të 53-tën van de Ven lëshoi një predhë nga jashtë zonës për golin e 2-1.

Ndërsa golin e rezultatit përfundimtar, 3-1, e realizoi Porro (57’).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat