Mesfushori i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në duelin ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë pas kësaj përballje për mikrofonin e “MCN”, Boshnjaku u shpreh:
“Jemi në një moment të mirë, pavarësisht se në 2-3 ndeshjet e fundit nuk kemi arritur rezultatin që kemi kërkuar. Kishim një kundërshtar të vështirë, që shpresoj që ta kemi edhe në “Final 4”, jemi të dy ekipe me cilësi, dhe e meritojmë. Ne na leverdiste ky barazim.
Kishim shanse në pjesën e parë, në pjesën e dytë na tha të ishim më të kujdesshëm dhe u përqendruam në mbrojtje. Barazimi ishte rezultat real. Duke e ditur që Partizani javën tjetër luan me Egnatian, kjo do të na interesojë.
Në pjesën e parë u munduam ta fitonim ndeshjen, por nuk ia arritëm, më pas u fokusuam në mbrojtje dhe kjo na konvenoi neve”, u shpreh Boshnjaku.