Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke folur për “Sky Sports” theksoi se skuadra e tij ka shpërdoruar shumë raste dhe se duhej ta kishte fituar ndeshjen:
“Duhet ta kishim fituar ndeshjen, kjo është e qartë. Ne duhet të kishim realizuar gola të tjerë në pjesën e parë.
Ata nuk kishin asnjë gjuajtje në pjesën e parë dhe rezultati 1-0 ishte më e pakta që mund të merrnim.
I lumtë Bruno Fernandezit, pastaj stadiumi u ndez dhe na duheshin disa minuta për t’u vendosur sërish dhe ata shënuan një tjetër gol. Kemi pasur raste të pastra, por nuk i kemi shfrytëzuar.”
Megjithatë, Klopp nuk bën fajtor askënd.
“Nuk jam aspak i zemëruar me djemtë. Kishte shumë situata ku mund ta kishim mbajtur më gjatë topin. Ne luajmë tani në shtëpi kundër Atalantës, një ndeshje e vështirë.
Nuk na kanë mbetur shumë ndeshje në shtëpi. Skuadra që fiton kampionatin në fund duhet ta meritojë".