Muzafer Ejupi, Bujamin Asani dhe Sedat Berisha dikur kanë luajtur së bashku te FC Shkupi, Shkëndija…, kurse ka kohë që kanë vendosur të mos luajnë futboll profesionist.
Të tre kanë ndërtuar karrierë edhe jashtë vendit. Karrierën e kanë përfunduar për arsye të ndryshme.
Megjithate, ata nuk janë ndalur së luajturi futboll, pasi gjatë këtij sezoni po luajnë në Ligën komunale futbollistike të Kisella Vodës.
Ata aktivizohen te skuadra e KF Studeniçanit, klub që e mbanë emrin e fshatit dhe të komunës, prej nga janë edhe Bujamin Asani e Muzafer Ejupi. Ky i fundit është kapiten, kurse Asani është trajner i skuadrës.
KF Studeniçani është lider në ligën ku garon, duke fituar në fundjavë derbin me Tekstilecin 3-4.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Ejupi me 3 gola. Me fitoren e fundit, Studenicani ka katër pikë më shumë se ndjekësi Tekstilec dhe tani I pret ndeshja e balotazhit për ngjitje në ligën e tretë-Veri, që është synim I klubit.
Sedat Berisha është i vitlindjes 1989, kurse Bujamin Asani dhe Muzafer Ekjupi janë të vitlindjes 1988.