Kombëtarja e Uellsit i ka shkaktuar debakël Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 6:0 në kuadër të Grupit 4 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Vashat tona nuk i rezistuan rivales.
Golat i realizuan Rowe (30' e 60'), Green (44'), Margan (62') e Hughes (85’ e 90+3).
Kosova ka dy humbje nga dy ndeshje apo për 180 minuta nuk ka shënuar as një gol por ka pësuar 8 sosh.
Uellsi me 6 pikë apo me goldallim 10:0 në grupin e 4-të..