Një futbolliste argjentinase është gjetur pajetë pasi ishte mbytur për vdekje nga ish-partneri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje.
Florencia Guinazu, 30 vjeç, e cila luajti për Argentino de Mendoza, u gjet e e mbytur brenda dhomës që ajo ndante me ish-partnerin Ignacio Agustín Notto.
Pas aktit fatal, ky i fundit, la në dritare një shënim ku paralajmëronte fqinjët për tmerret që do të gjenin brenda, ku shkruhej: 'Telefononi 911. Fëmijët janë vetëm'.
Sipas “O Globo”, Notto shkroi shënimin pasi vrau Guinazu, përpara se të vetëvritej. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, ishin duke luajtur PlayStation në dhomën kryesore të banesës.