Paris Saint-Germaini është duke punuar për afatin kalimtar të verës, i cili pritet të jetë “mjaft i nxehtë”.
Parisienët synojnë të transferojnë yje të futbollit, mbi të gjitha pas largimeve që pritet të ndodhin nga “Parku i Princave”.
Sipas mediumit francez “L’Equipe”, PSG-ja mbetet e interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Gavi.
19 vjeçari ka kontratë me “Blaugrana” deri në vitin 2026 dhe një klauzolë masive të shkëputjes së saj prej 1 miliard euro.
Por, parisienët do të kërkojnë ta gjejnë një mënyrë tjetër dhe më të leverdishme për të arritur deri tek përfaqësuesi i ri spanjoll.
Gavi është përballur me lëndime kohëve të fundit, por talenti dhe klasi i tij janë të padiskutueshëm.
Natyrisht, Barça e konsideron xhevahirin e tij të pashitshëm, por futbollit nuk i dihet kurrë.