Gabriel Jesus, sulmuesi i Arsenalit nuk i zë besë krizës së Bajernit.
“Kjo është pjesa më e mirë e sezonit për të gjithë ata që janë ende në Champions dhe luftojnë në Premier Ligë. Është emocionuese, sepse tani janë ndeshjet vendimtare, detajet e vogla kanë rëndësi.
Në këtë fazë të gjithë lojtarët i kemi të gatshëm dhe shpresoj se të gjithë mund të japin më shumë dhe të ndihmojnë ekipin. Të gjithë e dinë historinë e Bajernit.
Ata kanë fituar shumë trofe, Liga Kampionesh dhe Bundesliga.
Të gjithë e dinë cilësinë e klubit, cilësinë e mahnitshme të lojtarëve dhe nuk ka rëndësi nëse ata kanë vuajtur në ndeshjen e fundit, apo dy ose tri ndeshjet e fundit.
Ata janë ende Bajerni dhe mund të vijnë dhe të na lëndojnë”, tha sulmuesi brazilian në konferencë.