Siç bëhet e ditur nga gazetari i “SkySportDE”, Florian Plettenberg, Liverpooli dhe trajneri portugez Ruben Amorim veçse kanë arritur marrëveshje verbale.
Amorim dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit sezonin e ardhshëm, dhe gjiganti anglez po bënte presion që ta bindte trajnerin portugez të jetë zëvendësuesi i Jurgen Klopp.
Amorim pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare që do ta mbante atë në “Anfield Road” deri në qershor të vitit 2027.
Bisedimet finale me drejtuesit e Sporting Lisbonës ende nuk kanë filluar. Marrëveshja nuk është mbyllur ku nevojiten edhe disa hapa të tjerë.
Amorim ishte edhe në listën e Bayernit, por nuk kishte asgjë të avancuar mes dy palëve. Chelsea gjithashtu ka kontaktuar me të, por dëshira e trajnerit portugez është Liverpooli.