Katër lojtarë të skuadrës italiane, Crotone u sulmuan me instrumente të mprehta nga tifozët pas një disfate të fundit në Serinë C ndaj Brindisit, duke e lënë lojtarin më të ri me një lëndim të rëndë në fytyrë.
Crotone, që kaloi tre sezone në Serie A nga viti 2016 deri në 2021, ka qenë në rënie të lirë që nga koha e tyre në krye, duke vuajtur rënien në divizionin e tretë në sezonin 2021/22.
Pavarësisht vuajtjes së rënies nga kategoria, Brindisi doli për të luftuar në ndeshjen në Serie C me Crotone të dielën, duke fituar 2:1 në “Stadio Ezio Scida”, gjë kjo që indinjoi tifozët vendas.
“Lacnews24” ka nxjerrë në pah sesi katër lojtarë të Crotones ishin në plazh me partneret e tyre kur një grup prej mbi 20 tifozësh u afruan, duke sulmuar futbollistët me instrumente të mprehta, duke thyer mollëzën e pjesëtarit më të ri prej të katër lojtarëve.
Skuadra e Serie C tashmë ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të incidentit, duke shprehur solidaritetin e tyre të plotë me viktimat dhe duke dënuar sulmin e tifozëve.