I zgjedhur së fundi lojtar i muajit mars, simboli i paraqitjeve të jashtëzakonshme gjatë gjithë edicionit, Edon Zhegrova ka ngritur shumë pyetje në studiot televizive franceze. A është lojtari i Lille yll i kampionatit francez?
Sajti i afërt me Lillen, “lepetitillois” ka kërkuar votat e tifozëve lidhur me këtë.
“Është e vështirë të dish nëse je vërtet i drejtë, por rezultati tregon shumë. Në sytë e tifozëve, Edon Zhegrova është pjesë e dukshme e çdo ndeshjeje të fundjavës.
Nga më shumë se një mijë pjesëmarrës në anketë, 77%, ose 838 votues, thanë po: Edon Zhegrova është yll i kampionatit francez.
200 prej tyre besojnë që kosovari nuk është ende. Pra Zhegrova ka ende një pjesë të futbollit francez për ta bindur. Duhet të punojë akoma”, shkruan sajti i afërt me Lillen.
Sulmuesi i Kosovës, Zhegrova, të hënën u shpall lojtari i muajit mars nga mbështetësit e Lillet.
Është hera e dytë që Zhegrova shpallet lojtar i muajit për edicionin aktual, 2023/2024. Epitetin e më të mirit e fitoi edhe për muajin dhjetor.