Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka pësuar humbje të thellë në përballje me favoritin e Grupit B4, Uellsin, me rezultat 6:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ashtu siç pritej kaloi në shenjë të mbizotërimit të futbollisteve uellsiane, të cilat e konfirmuan rolin e favoritit të këtij grupi duke realizuar fitoren e dytë në kuadër të këtij cikli të ri të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Anneli Andersen, selektore e kombëtares së. Kosovës, reagon pas humbjes: "Disa gjëra i kemi bërë shumë mirë, por disa jo.
Jam e lumtur me 60 minutat e para të ndeshjes, ku vajzat treguan paraqitje të mirë, por më pas patëm rënie dhe u ndëshkuam me humbje të thellë.
Gjithsesi, ky është një nivel shumë më i lartë, por ajo që është me rëndësi është që ne të përmirësohemi pas çdo grumbullimi që kemi si kombëtare.
Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme do të jemi në gjendje të luajmë më mirë”.