Derbi i Kampionatit në Mal të Zi në futboll, mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj malazeze, Buduçnostit të Podgoricës, ka përfunduar me rezultat 1:1.
Derbi i madh është zhvilluar në "DG Arena" në Podgoricë, ku Deçiqi ishte në cilësinë e vendasit në takimin e javës së 29-të.
Ndeshja u ndërpre për disa minuat në pjesën e parë, pasi që tifozët e Buduçnostit "Varvari" hodhën mjete piroteknike, të cilët i larguan nga tribuna.
Në minutën e 10-të, Matiq kaloi në epërsi Deçiqin.
Në pjesën e dytë Desportoviq e ka barazuar rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 64-të.
Deçiqi kryeson me 54 pikë e ka tre më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë.