Tirana vazhdon që të jetë në një moment mjaft të vështirë. Diçka e tillë u pa edhe në ndeshjen e fundit, ku bardheblutë barazuan përballë Skënderbeut, edhe pse korçarët ishin me 1 lojtar më pak që prej minutës së 14’.
As trajneri Erbim Fagu, i treti për këtë sezon nuk po mundet që ta fusë skuadrën në ‘shina’.
Kjo mund të shihet qartë edhe nga pikët e grumbulluara nga Tirana nën drejtimin e trajnerit 36-vjeçar. Vetëm 6 pikë në 6 javët e fundit janë tepër pak për një skuadër që pretendon shumë.
Megjithatë, shpresa te Tirana nuk është ‘shuar’ akoma pasi me formulën e “Final Four”, mund të besojnë ende për objektiva madhor si titulli kampion.