Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Bayern Munich, foli në “Sky Sports” pas barazimit 2:2 në “Emirates Stadium”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit:
“Ne kemi një ekip shumë të fortë, me cilësi.
Ndihemi keq nga ndeshjet e fundit në Bundesliga, për shkak të humbjeve, por në Ligën e Kampionëve kemi bërë gjithmonë paraqitje të shkëlqyera. Kjo ka ndodhur edhe sonte”.
Si i shpjegoni dy fytyrat e Bayern Munich, mes kampionatit dhe Champions League?
Vështirë të thuhet. Këtë sezon nuk kemi bërë mirë në kampionat, jam i inatosur për këtë, duke qenë se pas dy ndeshjeve të këqija sonte luajtëm shumë mirë.